Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 28 Prill 2021

0
101

Për ditën e nesërme vendi ynë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare më të theksuara në zonën e veriut dhe atë të qendrës.

Vranësirat në veri dhe qendër do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përreth relieveve malore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë dhe përgjatë zonave luginore dhe përgjatë vijës bregdetare deri mesatare duke u pasuar nga valëzim i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5°C deri në 23°C

zonat e ulëta 8°C deri në 27°C

zonat bregdetare 9°C deri në 26°C

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here