Projektligji për të drejtat e autorit/ Akademia e Shkencave dhe televizionet lokale kundër draftit

0
120

Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Arteve u shprehën kundër projektligjit për të drejtat e autorit.

Në Komisionin parlamentar të Medias, përfaqësues të këtyre dy institucioneve kërkuan rishqyrtim të tij nga Ministria e Kulturës, ndërsa shprehën pakënaqësi për mungesën e konsultimeve.

Vaso Tole: Ne si Akademi konstatojmë se asnjë akademik nuk është ftuar në fazën përgaditore të këtij draftligji për mendim. Draftligji edhe kështu siç është por edhe siç do të bëhet, të kalojë në një redaktim terësor, gjuhësor dhe letrar pasi ka mjaft problematika.

Grupet e interesit kanë kërkuar që në Këshillin Kombëtar te të drejtave të autorit, i cili do të përbëhet nga pesë anëtarë, të ketë përfaqësi ekspertësh dhe të mos ketë varësi politike.

Arben Llozi: Po jepet me konçesion çdo gjë mo, duket e tepërt që shteti të fusë hundët në një marrëdhënie private. Mendojmë që ky Këshill duhet të jetë këshillimor dhe i propozuar dhe aprovuar nga grupet e interesit. Pra i përbërë nga ekspertë, vendimarrja besoj është e tepërt në këtë rast.

Debate për draftin e të drejtave të autorit u zhvendos në një tjetër sallë ku Autoriteti i Mediave Audiovizive kishte thirrur në dëgjesë televizionet lokale, të cilët po ashtu kërkuan rishqyrtim të tij.

Sami Neza: Në lidhje me listën e produkteve të pronësisë intelektuale për të cilat mbledh të ardhurat Agjencia kërkohet një bashkëpunim më i madh mes AMA-s dhe ZSHDA-së.

Pas grupeve të interesit, në Komisionin e Medias do të thirren edhe ekspertë të cilët do të japin propozimet e tyre për draftin për të drejtat e autorit, e më pas pritet shqyrtimi i tij në parim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here