Gratë e AK protestojnë me mbathje burrash para zyrave të punës: Qeveritarët nuk lexojnë CV-të por kërkojnë vajza të bukura

0
120

Mëngjesin e sotëm Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një protestë të pazakontë, duke marrë shkas nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili.   Pjesë të kësaj proteste kanë qenë gra të Aleancës Kuq e Zi që kanë rrethuar zyrat e punës me të brendshme burrash si shenjë proteste ndaj skandalit të ashtuquajtur “Shukriu”.   Ato kanë deklaruar se qeveria punëson vetëm vajza e të bukura dhe se qeveritarët nuk shohin CV-në por kërkojnë seks. “Qeveria punëson vetëm vajza të bukura në administratë. Asnjë grua mbi 40 vjeç nuk punësohet nga CV-ja. Qeveritarët nuk lexojnë CV-në por kërkojnë seks. Të rrezojmë qeveritarët brekëgrisur dhe milioner. Vajzat shqiptare viktima të qeveritarëve”, kanë thënë ato.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here