Koronavirusi/ Urdhri i Stomatologut jep njoftimin: Kush hap klinikën, i hiqet licensa për gjashtë muaj

0
133

Urdhri i Stomatologut Shqiptar ka publikuar një njoftim për të gjithë stomatologët në vend.

Në njoftimin e tyre bëhet me dije se të gjithë ata që shkelin urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë do t’u hiqet licensa për 6 muaj.

Stomatologët që shkelin Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë për mbylljen e klinikave dhe kabineteve dentare për shkaqet e pandemisë Covid-19, do të poçedohen nga komisionet e disiplinës profesionale të U.S.SH. me heqje të liçensës për një afat 6 mujor,“-shkruhet në njoftim.

Disa ditë më parë, ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu urdhëroi mbylljen pa afat të disa institucioneve dhe aktiviteteve ku mund të përhapet koronavirusi. Ndër to ishin të përfshira edhe klinkat dentare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here