Tentuan Conte-n, por të mërkurën u zyrtarizua Spalleti. “Çmenduritë” e Interit për ish-juventinin

0
145

Nuk janë sekrete tentativat e Interit për të siguruar shërbimet e trajnerit të Chelsea Antonio Conte, por së fundmi janë zbuluar detaje të reja të cilat mund të konsiderohen si çmenduri nga drejtuesit zikaltër vetëm e vetëm për të ulur në pankinë italianin e saposhpallur kampion në “Prmier League”.

Sipas mediave italiane, propozimi fillestar ka qenë një kontratë 3-vjeçare dhe 12 milionë euro pagë në sezon. Conte e vlerësoi interesimin, por e refuzoi atë dhe këtu ndikoi edhe këmbëngulja e Abramovich për vazhduar me trajnerin që riktheu titullin kampion në Stamford Bridge.

Duke parë refuzimin e ish-juventinit, Inter siguroi shërbimet e trajnerit të Romës, Luçiano Spalleti, i cili zyrtarisht mori drejtimin e stolit zikaltër të mërkurën.

Por sipas “Gazzeta dello Sport” Inter nuk u dorëzua me të parën. Këtë herë oferta ishte akoma më joshëse, si nga ana financiare, ashtu edhe nga ana menaxheriale.

Presidenti Jindong Zhang i ofroi Conte-s një kontratë 10-vjeçare më një përfitim neto në fund të saj prej 120 milionë eurosh.

Për të përforcuar më shumë ofertën dhe duke njohur karakterin e trajnerit, që nga Juventusi u dorëhoq për çështjen e merkatos së lojtarëve, “Zikaltër” menduan një tjetër ndryshim në strukturën drejtuese.

Kjo do të thotë që nëse Conte do të ishte sot trajner i Interit, ndryshe nga kolegët e tij në Serinë A, do të ishte fuqiplotë në çështjet e blerjes dhe shitjes së lojtarëve, ngjashëm si Ferguson tek Manchester United e Venger tek Arsenali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here