Situata në Elbasan, Demiraj: Policia ka frikë nga bandat, Balla do që të fitojë me çdo kusht 9 me 6

0
233

Opozita prej javësh tashmë është detyruar që të marrë masa për ruajtjen e votës pasi Partia Socialiste është mobilizuar me të gjitha format për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Kështu është shprehur Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, në një bisedë me Juli Xhokaxhi në Abc, rreth ngjarjeve të fundit dhe situatës të tensionuar aktualisht në vend.

“Gjykoj që opozita prej javësh po denoncon raste, goditja me armë në Poro, sulmi në Kavajë, në vazhdën që e ka detyruar PD të marrë masat. Prej vitesh Rama përdor doktrinën e dezinformimit…”

Demiraj theksoi se në vend që të mbajë përgjegjësi për mungesën e rendit në vend, në Elbasan policia nuk është funksionale. Kjo, sipas tij, për shkak të qasjes që kryeministri Rama dhe Balla kanë në këtë qytet.

Ish-ministri tha se Taulant Balla ka një objekt, që është fitimi me të gjitha format dhe mjetet “9 me 6”.

“Duke qenë kjo e pamundur. Janë mobilizuar të gjitha format. Ky është një objektiv që qarkullon nga brenda stafit. Prej ditësh po blejnë me mijëra vota.

Një nga çështjet më problematike, është vjedhja e të dhënave individuale. Të kenë akses edhe në të dhëna personale financiare. Nuk do të jetë e largët dita kur kjo çështje të sjellë probleme. Mund të thyhen pasuorde financiare..”

Ndërsa, i pyetur rreth kartave të identitetit që thuhet të jenë gjetur në rastin e Maqellarës dhe Beratit, Demiraj tha se ato shërbejnë për të penguar votuesit e PD-së që të votojnë.

“Kartat U merren kundrejt një shume apo ndihme, mbështetësve të PD dhe u dorëzohen ditën e hënë. U përdor kjo taktikë edhe në 2017.

Pengohen të votojnë, votuesit e PD. 10 mijë karta identiteti ishin grumbulluar në Elbasan, disa orë para se të ndodhte ngjarja.”

Për përplasjen me armë ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, ish-ministri tha se, deklarata e Ardi Veliut ishte përgatitur nga zyrat e PS-së.

“Veliu gënjen. Këtyre nuk u funksionojnë kamerat kur ka të përfshirë deputetë. Edhe fjalimi i Veliut ishte gënjeshtër.

Kishte më shumë fishekë, u përdorën katër armë. Është thirr policia, nuk kishin qëllim të krijohej kjo situatë. Zotëria te Benzi thirri pjesëtarët e grupit të Çelës. Pa i përfillur 14 policë, Xhaferri, u fut te makina, ka qëlluar i pari dhe ka plagos dy të PD. Në vetëmbrojtje qëlloi e vrau Xhuvanin. Në kushtet e vetëmbrojtjes.”

Dritan Demiraj theksoi gjithashtu se policia në Elbasan ka frikë ndaj bandave të qytetit.

“Njerëzit shkojnë direkt te militantët e PD dhe i kërcënojnë. Po ky grup intimidioi kryetaren e LSI-së në Gramsh. Është qytet problematik dhe përgjegjësi është Balla.”

Sipas tij, për ngjarjen kanë filluar një hetim shërbimet inteligjente perëndimore dhe e vërteta do të dalë. Ndërsa, arrestimet për Demirajn janë qartazi politike dhe të njëanshme.

Ish-ministri i Brendshëm deklaroi gjithashtu se arrestimi i Çapajve është bërë që t’u jepet më shumë mundësi grupeve kriminale për të lëvizur.

“Marseli vjen me 20 bodyguard në Tiranë sepse ka koflikt me Çapajt. Arrestimi i tyre u bë që t’u jepet më shumë mundësi për të lëvizur këtyre grupeve. Nga armiqësia detyrohen të kenë një komunikim të kufizuar.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here