COVID-19 mbërrin deri në majën më të lartë të botës, infektohet alpinisti…

0
123

Të paktën një alpinist në malin Everest rezultoi pozitiv për Covid-19, vetëm disa javë pasi maja më e lartë në botë u rihap për alpinistët alpinisti norvegjez Erlend Ness ishte izoluar në spital për tetë netë për shkak të virusit.

Një alpinist vendas është infektuar po ashtu. Përhapja e virusit është një goditje për Nepalin, i cili mbështetet shumë te të ardhurat e gjeneruara nga ekspeditat e Everestit.

Alpinisti norvegjez nuk është i sigurt se ku është infektuar, por dyshon se ka rënë në kontakt me virusin në një nga shtëpitë e çajit përgjatë Luginës së Khumbu.

“Jo shumë njerëz përdorën maska në udhëtim,” shprehet Ness, i cili qëndroi i sëmurë për rreth 6 ditë në male përpara se të evakuohej më 15 Prill me helikopter.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here