Deklaratat e kandidateve të Ramës shokojnë ish-zv/ministren e PS

0
283

Kryeministri Edi Rama bëri mbrëmjen e djeshme, daljen e tij të fundit në emisionin Opinion, për mandatin e dytë, kur na ndajnë tashmë dy ditë nga zgjedhjet e së dielës.

Pjesë e ekipit që kishte marrë me vete Rama, ishin dhe dy kandidate për deputete, në Tiranë dhe në Shkodër, Bora Muzhaqi dhe Edona Bilali, të cilat u pyetën nga ana e gazetarëve në studio, se cilat do të ishin projektet e para që do ti kërkonin kryeministrit për qytetet e tyre.

Bilali e Shkodrës tha se do të sillte në qytet investitorë të huaj, ndërkohë që më e fortë ishte deklarata e Muzhaqit, e cila edhe pse vjen nga një profil ekonomik, tha se ajo që e kishte tërhequr te Rama është fakti se ai i ka ndryshuar pamjen pallateve në Tiranës, që kanë ndikuar në uljen e kriminalitetit.

Këto deklarata të të rejave që aderojnë në PS, nuk mund t’iu shpëtojnë socialistëve të vjetër, që tashmë e gjejnë veten jashtë partisë, për shkak të përplasjeve me Ramën. Ka qenë ish-zvministrja e ekonomisë Irena Beqiraj ajo që ka komentuar deklaratat e dy kandidateve të Ramës në këto zgjedhje.

Postimi i Beqirajt:

DUKE pare Opinion! Tan Hoxha pyet – si do të arrini majën kur në 8 vite, më shumë rritët borxhin se Prodhimin e Brendshem Bruto? Kandidatja, ekonomiste e LSE – Rama e leu Tiranën me ngjyra për të ulur krimin!

Kandidatja e Shkodres ka filluar nga puna të sjellë 2 investitorë nga Austria që do të hapin 3000 vende pune.

Por ndërkohë një biznesmeni në Shkodër, që kërkonte punonjes, qeveria i sygjeroi të përdorte ligjin për punësimin e të huajve edhe t’i sillte nga Bangladeshi..

Për çfarë do vijnë austriakët në Shkodër, të punësojnë krahun e lirë të punës që vjen nga Bangladeshi?

Po kthehem te librat e mi, mbase gjej ndonjë përgjigje!!!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here