Hapet drita jeshile për Bosnjën, Eurokomisioneri: Statusi kandidat është i mundur në 15 dhjetor

0
114

Komisioni Evropian ka garantuar Bosnje Hercegovinën se do t’i japë statusin kandidat pas samitit të 6 dhjetorit që mbahet në Tiranë. Në lidhje me këtë eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varheji tha se samiti i Shqipërisë është unik ndër gjithë takimet e këtij niveli.

Komisioni Evropian ka njoftuar se Bosnje Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat të BE-së në mesin e muajit dhjetor.

Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se kusht për këtë do të jetë formimi i shpejtë i qeverisë në të gjitha nivelet.

Bosnje Hercegovina ka shumë mundësi për të marrë statusin e vendit kandidat. Kjo mund të ndodhë në 15 dhjetor kur mblidhet edhe Këshilli Evropian, rreth 10 ditë pas samitit të Tiranës,”tha ai.

Zyrtari i BE-së foli edhe për Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor i cili pritet të mbahet për herë të parë në Shqipëri në datën 6 dhjetor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here