Thirrja e Berishës për deputetët e PD: Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju shet dhe blen

0
110

Pas Fierit, lideri historik i PD, Sali Berisha kremtoi me demokratët e Gjirokastrës 31 vjetorin e themelimit të PD.

2 ditë larg protestës së të shtunës, Berisha u bëri thirrje sërish deputetëve përkrah Bashës dhe demokratëve për reflektim.

Berisha u kërkoi atyre që të bashkohen me demokratët në 8 janar, në manifestimin protestë si në një festival, siç e quajti ai, në shtëpinë e tyre.

“Dua tu bëj thirrje deputetëve të PD dhe të gjithë demokratëve, mos u bëni pjesë e një skenari makabër kundër pluralizimit. Nuk është çështja këtu midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, çështja këtu është te raporti jetim për një shoqëri të lirë, raporti shumicë-pakicë. Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju shet dhe blen çdo ditë për interesa të veta. Kjo është partia juaj dhe ju jeni deputetët e saj, ju të tjerët që nuk jeni deputetë keni investimet tuaja  që ne ua respektojmë. Të bashkohemi me 8 janar, të gjithë së bashku në një manifestim proteste si në një Festival të shkojmë në shtëpinë tonë, në shtëpinë e demokratëve, të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD, të cilin peng Basha nuk do ta njohë. Është mision“, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here