Kryeprokurori/ Berisha: Donald Lu në konflikt të plotë interesi, duhej të përgjigjej për akuzat e Llallës…

0
157

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Ambasadori Donald Lu është në konflikt të plotë interesi në rastin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në studion e Abcneës, Berisha iu përgjigj pyetjeve mbi deklaratat e Ambasadorit amerikan për zgjedhjet e Kryeprokurorit pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës.

“Donald Lu është në konflikt interesi. Z. Lu kërkon largimin e Adriatik Llallës. Ky i fundit e ka akuzuar Ambasadorin Lu për korrupsion të rëndë. Ai duhej ti përgjigjej Llallës. Nëse ambasadori kërkon të përfshihet në jetën publike, politike, atëherë ai duhet të vuajë pasojat. Unë kam pritur që ambasadori Donald Lu ti përgjigjej kryeprokurorit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, ka pasur, por nuk ka ndodhur që kryeprokurori i shtetit të akuzojë një ambasador me terma konkretë. Nëse ambasadori nuk i dha përgjigje, atëherë ka diçka aty. Ai është në konflikt të plotë interesi.  Ai ka folur për emra të përveçëm për kryeprokurorin. Ai ka dalë jashtë funksionit të tij”, tha Berisha.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me proçedurën për zgjedhjen e Kryeprokurorit, Berisha theksoi “thjeshtë është shndërrimi i Edi Ramës në kryeprokuror, reforma përfundoi me bërjen e Edi Ramës kryeprokuror i Shqipërisë”.

“Edi Rama të bëhet që nesër kryeprokuror. Kushtetuta është marrë peng. Druaj se do të merret peng kushtetuta. Nëse merret peng ajo, ti shuan opozitën me kushtetutë. Çfarë kërkon opozita? Të zbatohet kushtetuta që zgjedh kryeprokurorin me 84 vota. Nëse nxjerr ligje për të rrëzuar kushtetutën atëherë merr fund shteti ligjor. Nuk ka ligj që rrëzon kushtetutën. Opozita po kërkon që të vijë një njeri i vetuar”, tha Berisha.

Në vijim, ish-kryeministri deklaroi se “ambasadori Lu, bashkë me ambasadoren tjetër,  a nuk u ka thënë shqiptarëve të paktën nga 1500 herë, vettingu, vettingu  dhe tani e shkelmojnë”.

“Nëse Edi Rama e shkelmon e dhunon opozitën në këtë mënyrë, atëherë unë besoj se opozita ka mundësitë për ti dhënë përgjigjen e merituar. Unë e gjykoj këtë në aktin më të rëndë të 27 viteve”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here