Autori me kapele në kokë dhe kallash në dorë, momenti i nisjes së konfliktit në Elbasan

0
602

Jane siguruar pamje nga momenti kur autori i dyshuar për vrasjen në Elbasan, Arbër Papleka del nga një automjet me një armë në dorë.

Ish efektivi i Forcave RENEA, i larguar nga kjo detyrë para dy vitesh, duke punuar deri para pak muajsh si truprojë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, u vetëdorëzua më pas në polici ku deklaroi se gjithçka ndodhi për vetëmbrojtje.

Ndërkohë edhe nga dëshmia e Arbër Paplekajt në polici thuhet se, PD kishte marrë informacione në rrugë operative se, Pjerin Xhuvani së bashku me disa persona të tjerë ndodhej në lagjen 5 Maji me një shumë parash dhe karta identiteti, të cilat do të përdoreshin për të blerë vota. Menjëherë mbështetësit e PD janë nisur drejt vendngjarjes por përplasja ka qenë e ashpër aq sa janë përdorur edhe armët”, njoftoi nga Elbasani gazetari i Ora News.

Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të Policisë Elbasan, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona:
Emiljan Prenga 39 vjeç
Pavlo Vuksani 50 vjeç
Eltjon Bodinaku 32 vjeç
Xhensila Sota 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here