Megaskandali me legalizimet/ Bylykbashi: Ramës i plasi në dorë një tjetër “bombë elektorale”

0
163

Kandidati për deputet i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi, duke komentuar audioskandalin e kreut të Kadastrës, Artan Lame, për legalizimet, thotë se kryeministrit Rama i plasi në dorë një tjetër bombë elektorale.

I ftuar në Rtv Ora, Bylybashi shprehet se audioregjistrimi tregon sistemin që ka ndërtuar Rama, për tu mbajtur njerëzve lakun në fyt nga nevojat e tyre.

Bylykbashi: Kjo është bomba tjetër elektorale që plas në duart e Edi Ramës. Përpjekja për ta zvogëluar duke thënë se është e vjetër është pa vlerë fare. Kjo tregon një sistem, një mekanizëm, një qasje të Edi Ramës i cili është gati të përdorë çdo lloj burimi shtetëror vetëm të mashtrojë zgjedhësit. Njerëzit nga nevoja e tyre mbahen të shtrënguar me lak në fyt vetëm që ti kontrollohet vota. Ky është skandali tjetër pas publikimit të dhënave.

Nëse legalizimi, një problem shumë i madh, duhet të ishte mbyllur herët dhe politika shqiptare duhet ta kishte mbyllur shpejt, ajo që kuptojmë nuk është një histori korrupsioni por një histori qeveritare e Edi Ramës për ti trajtuar shtetasit shqiptarë si njerëz pa të drejta.Po del mbi ujë ky sistem i Edi Ramës që zgjedhjet nuk fitohen me votën e lirë por votën e shtypur.

Bylykbashi shprehet i bindur se shqiptarët nuk gënjehen më nga mashtrimet e Ramës dhe me 25 prill do t’u drejtohen të bindur kutive të votimit se ai duhet të lërë karrigen e Kryeministrit.

Bylykbashi: Edi Rama  e përthyen ligjin  si do. U blen të drejtën e votës me hallin e tyre dhe pastaj e përdor ligjin si Maliqi. Shqiptarët e kanë kuptuar që kur i mashtroi me legalizimet falas, ka një fushatë boshe. Skandalet po i dalin përditë, shqiptarët nuk gënjehen më. Shqiptarët me 25 prill do ti drejtohen kutive me bindjen e qartë se ky kryeministër duhet të ikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here