Tenton të vrasë 39 vjeçarin në qendër të Korçës, plumbat nuk e kapin, arrestohet autori

0
178

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës, pasi një 28-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se ditën e djeshme, në Bulevardin “Fan Noli”, 28-vjeçari Endri Dervishi ka qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit Mondi Firaj me banim në Drenovë të Korçës. Janë të njëjtat burime që bëjnë me dije se Drevishi ka qëlluar disa herë me pistoletë nga automjeti i tij në drejtim të 39-vjeçarit Firaj, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur këtë të fundit. Mësohet se Firaj nuk ka asnjë dëmtim fizik apo plagosje nga sulmi me armë në drejtim të tij. Autori i dyshuar i ngjarjes, u kap menjëherë nga shërbimet e policisë dhe u shoqërua në komisariat për të marrë dëshminë e tij. Edhe shtetasi tjetër, i cili u sulmua me armë nga Dervishi gjithashtu është shoqëruar në ambientet e komisariatit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Policia bën me dije se nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Ndërsa mësohet se në vendin ku ndodhi atentati u gjet vetëm 1 gëzhojë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po kështu edhe arma me të cilën u krye atentati është sekuestruar nga uniformat blu të Korçës. Sipas policisë, personat e përfshirë në këtë konflikt janë emra të njohur për policisë, pasi rezultojnë me precedent të mëparshëm penal.

 

Arrestimi

Endri Dervishi ditën e djeshme tentoi të vrasë me armë zjarri 39-vjeçarin Firaj në Bulevardin Fan Noli në afërsi të Poliklinikës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni uniformat blu kanë ngritur postblloqe për ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes dhe kanë arrestuar këtë të fundit në dalje të qytetit të Korçës, pranë fshatit Çiflig. Sipas policisë Dervishi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 39-vjeçarit Firaj nga automjeti i tij. Janë të njëjtat burime që bëjnë me dije se 28-vjeçari Dervishi me banim në lagjen numër 6 të qytetit të Korçës, në momentin që ka qëlluar me pistoletë drejtonte makinën tip “Mercedez-Benz” me targë AA 666 Nl. Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe në dalje të qytetit, në rrugën nacionale Korçë-Tiranë pranë fshatit Çiflig në ikje e sipër ka shkaktuar edhe një aksident. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit 28-vjeçari Dervishi, ndërsa mjeti ka pësuar dëme të vogla materiale. Në këtë moment ai është arrestuar nga punonjësit e policisë dhe është shoqëruar në komisarit. Në të njëjtën kohë, uniformat blu kanë shoqëruar edhe 39-vjeçarin Firaj i cili ishte edhe shënjestra e atentati, ndërsa mësohet se ai nuk ka pranuar përballë uniformave blu se është sulmuar nga ndonjë person. Mësohet se të dy këta persona janë emra të njohur për policinë, pasi rezultojnë me precedent të mëparshëm penal. Ndërsa burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja mund të këtë ndodhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës mes Dervishit dhe Firajt dhe punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here