Furgoni me ushqime, hetohen në gjendje të lirë Joana Melëngu dhe shoferi i bashkisë Berat…

0
199

Joana Melëngu, dhe shoferi i bashkisë Berat që ishin me furgonin e mbushur me ushqime nga rezerva e shtetit do të hetohen nga prokuroria në gjendje të lirë. Mësohet se deri rreth orës 01.30 të mëngjesit ata kanë qenë në prokurori. Melëngu, është anëtare e ZAZ-së dhe kryetare e rajonit Nr. 2 e PS-së në Berat.

Kujtojmë se furgoni me ndihma ushqimore u bllokua mbrëmjen e së hënës në Berat nga kandidati i PD-së Tomor Alizoti së bashku me një grup mbështetësish të djathtë. Militantët e PD-së hapën furgonin dhe brenda kishte miell, sheqer, makarona dhe ushqime të tjera, që sipas tyre do të shpërndaheshin për vota.

Alizoti nuk i kurseu akuzat edhe për policinë e Beratit.

“Brenda ka karta ID dhe një mall nga rezervat e shtetit. Furgoni është kapur në orën 9 e ca duke shpërndarë ndihma. Policia nuk po sjell oficerin gjyqësor, që të bëjë kontrollin, do ta shoqërojë me shoferin që është brenda. Ata dyshohet se kanë karta ID, mund ti fshehin, shpërndajnë ndihma dhe na fshihen gjurmët. Policia ruan furgonin dhe mesazhet janë fshirë. Joana Melëngu anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në mes të natës më një furgon me ndihma të rezervës së shtetit.

Furgoni u mbush në magazinat e bashkisë. Pse duhet një anëtare e ZAZ-së që të shpërndajë ndihma? Përse? Policia nuk bën asnjë veprim. Askush nuk do të prekë votën e demokratëve shqiptarë. Dua që Shqipëria të ketë një ditë demokraci, se këtij populli po i del shpirti” tha ai. sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here