Kur Basha u rregulllua me Kim, Rama i prish planet: S’ka më dialog me opozitën në ANGLISHT

0
75

Edi Rama ka thënë në prani të ambasadorit Soreca sot se, sa të jetë ai kryeministër nuk do të ketë më dialog me opozitën në anglisht. Sipas tij, ambasadorët kanë përkthyesit e tyre.

“Ta them dhe një herë në sy të ambasadorit. Në këtë vend, sa të jem unë kryeministër dialog mes qeverisë dhe opozitës në anglisht nuk do të bëhet më. Nuk kemi asnjë arsye që t’i vëmë në pozitë miqtë tanë, hajdeni këtu, futemi atje, mblidhemi këtu. Ne kemi gjuhën tonë shqipe, këta i kanë përkthyesat.

Janë të pazëvendësueshëm, dhe patjetër kanë një dije më të madhe se tonën të akumuluar në shekuj dhe mund të në e transmetojnë. Por dialogje më anglisht mes shqiptarësh… mund të ketë, por pa praninë time dhe të PS, për sa kohë që PS të drejtojë vendin dhe unë të jem kryeministër”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here