Bushati: Shkodra e nëpërkëmbur nga Rilindja, Basha do t’i kthejë vëmendjen e duhur

0
129

Drejtuesi politik i partisë demokratike për qarkun Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me banorët e lagjes Perash dhe dëgjoi ankesat e tyre.

Banorët i janë ankuar kryesuesit të qarkut të Shkodrës se janë lodhur dhe ndihen të harruar nga premtimet që qeveria Rama ka bërë prej 8 vitesh.

Bushati nga ana e tij u angazhua se qeveria dhe kryeministri i ardhshëm Basha do të përkrahin Shkodrën dhe qytetarët e saj , duke sjell më shumë fonde dhe investime në këtë qytet, të cilin, sipas tij, Rama prej 8 vitesh e ka nëpërkëmbur.

Helidon Bushati: Jemi disa ditë larg , nga dita e madhe e 25 prillit, ditë historike për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë. Është një moment që pas 8 viteve nëpërkëmbje të qeverisë rilindase bëhet ndarja midis ndryshimit aq shumë të pritshëm, aq shumë të nevojshëm, jo vetëm për qytetin e Shkodrës , jo vetëm për ju por për të gjithë Shqipërinë, apo shkatërrimit të mëtejshëm sepse kanë qenë 8 vjet shkatërrim. Çfarë ndodh sot? Sot papunësia rritet në mënyrë galopante, largimi i të rinjve, largimi i banorëve të Shkodrës është diçka e prekshme në çdo lagje, mbyllja e bizneseve shihet në rrugët kryesore të Shkodrës, asnjëherë më parë nuk është parë një shkatërrim dhe një largim I tillë nga qyteti I Shkodrës.

Ne do të vazhdojmë aty ku lamë  projektet tona duke përmirësuar padyshim secilin prej aspekteve. Jemi të gatshëm  për të ndërmarrë sfidat me të cilat na përball koha, sfida shumë të mëdha. Shikoni Malin e Zi, Maqedoninë, Serbi, Kroacinë dhe Kosovën janë shumë më përpara përsa i përket biznesit, tërheqjes së investimeve të huaja, krijimit të vendeve të punës, klimës së biznesit. Prandaj ne ndërmarrim dhe marrim përsipër sfidat që të rikthejmë Shkodrën, Shqipërinë në rrugën e integrimit të Bashkimit Evropian, në rrugën e standardeve evropiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here