“Elbasani do t’u kthehet qytetarëve”, drejtuesi i fushatës së Bardhit: PD s’ka lidhje me blerje votash, sajesa të Ballës

0
96

Kur kanë mbetur dhe 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, drejtori i fushatës elektorale të Gazment Bardhit, Lorenc Hastopalli, u është drejtuar me një mesazh qytetarëve të Elbasanit, duke i garantuar se do të votojnë të lirë dhe pa pengesa.

Duke i ftuar të dalin masivisht në votime të dielën, ai thotë se PD në asnjë rast nuk është përfshirë dhe nuk do të perfshihet në blerje votash.

Hastopalli thotë se sajesat e Taulant Ballës në mediat e tij mercenare kundër zyrtarëve të PD, janë akte në panikun e humbjes.

“Taulant Balla, i cili në Elbasan drejton edhe Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit, nuk duhet të merret me sajesa lajmesh të rreme. Ai ka në dorë t’i kërkojë Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të veprojë ndaj kujtdo, përfshirë çdo zyrtar të Partisë Demokratike, që kryen krime elektorale” thotë ai duke e nxitur që nëse ka fakte ti depozitojë në prokurori.

Reagimi i plotë

5 ditë nga fitorja historike e Partisë Demokratike në qarkun Elbasan! Si Drejtor i Fushatës elektorale të Drejtuesit Politik, Gazment Bardhi u them qytetarëve të Elbasanit se do të votojnë të lirë, pa pengesa, dhe u kërkoj të dalin masivisht të Dielen e të vendosin për veten e tyre. PD, në asnjë rast, nuk është përfshirë dhe nuk do të perfshihet në blerje votash. Sajesat e Taulant Ballës në mediat e tij mercenare kundër zyrtarëve të PD, janë akte në panikun e humbjes. Janë një përpjekje e dëshpëruar për mbjellë tezën se të gjithë qenkan njësoj. Qytetarët e Elbasanit e dinë mirë se kush e bën gjuetinë e votave natën, dhe kush është shtabi i vërtetë elektoral i Taulant Ballës. Dhe është pikërisht ky model i shemtuar që do të ndëshkohet të Dielën me votë nga qytetarët e Elbasanit në gjithë qarkun.

Taulant Balla, i cili në Elbasan drejton edhe Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit, nuk duhet të merret me sajesa lajmesh të rreme. Ai ka në dorë t’i kërkojë Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të veprojë ndaj kujtdo, përfshirë çdo zyrtar të Partisë Demokratike, që kryen krime elektorale. Ne e nxisim ta bëjë këtë. Shpifjet me foto dhe lajme që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe zyrtarët e saj, janë të denja vetëm për mediat dhe politikanët që kontrollohen nga paratë e korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Ne do ti fitojmë zgjedhjet në Elbasan. Garancia jonë është rinia e Elbasanit, janë burrat dhe gratë, janë familjarët, janë fermerët, që do të votojë masivisht për numrin në fletën e votimit. Shumica do të votojë për ndryshimin. Elbasani do t’u kthehet qytetarëve, të rinjve, studentëve. Do t’u kthehet elbasanllinjve si qytet i dijes, i kultures, i vlerave, i harmonisë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here