“Alo Grida jam”, Duma falenderon të rinjtë demokratë: Marrin në telefon çdo qytetar

0
253

Nga salla e të rinjve të Partisë Demokratike që marrin në telefon qytetarët për sondazhin në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit, kandidatja për deputete Grida Duma mori LIVE përmes telefonit “OK” për votën nga një qytetar.

Duma i mori kufjet vajzës që po fliste me qytetarin duke deklaruar se ka qenë shumë e vështirë në këto vite, por shtoi se tashmë edhe pak ditë kanë mbetur nga ndryshimi.

“Përshëndetje. Unë ja mora kufjet vajzës që po ju telefononte me shumë ëmbëlsi. Jam Grida Duma. Si jeni. Faleminderit. Thatë se megjithëse vota është e fshehtë, ju do votoni Partinë Demokratike. Unë do ta merrja edhe sikur të thonit ndryshme.

Por është kënaqësi e veçantë që na e thoni me zë të lartë. Ka qenë vërtetë e vështirë këto tetë vite. Shiko unë besoj që nuk ka nevojë fare t’i përmendim.

Tashmë kanë mbetur edhe pak ditë. E di që ka qenë e vështirë dhe që nuk është e thjeshtë ta deklarosh hapur votën. Shqiptarët po presin ndryshimin. Të falënderoj shumë”, deklaroi Grida Duma në bisedë me qytetarin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here