Home Aktualitet Detaje të reja nga ngjarja në Kavajë/ Identifikohet autori, Policia: Hyri në...

Detaje të reja nga ngjarja në Kavajë/ Identifikohet autori, Policia: Hyri në zyrën elektorale të PD dhe plagosi një 27-vjeçar

0
150

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së një 27-vjeçari në zyrën elektorale të PD në Kavajë dhe është vënë në ndjekje të tij.

Policia deklaron se shtetasi Ndriçim Jonuzi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Bledar Okshtuni, 27 vjeç.

 

“Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here