Chelsea i Tuchel është super, eliminon City-in dhe kalon në finalen e FA Cup

0
92

Chelsea është finalisti i parë i këtij sezoni në Fa Cup. Blutë e Londrës zhvilluan një ndeshje thuajse perfekte ndaj Manchester City-it, duke fituar minimalisht 1-0, por pa i dhënë shumë shanse kundërshtarëve.

Goli i vetëm u shënua në fillimin e pjesës së dytë. Timo Werner me një kundërsulm të shpejt në minutën e 55-të, gjen Ziyech, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.

City e pati shumë të vështirë reagimin, ndërkohë që skuadra e Tuchel kundërsulmonte shumë rrezikshëm. Ky ishte një test mjaft i mirë për Chelsea-n, që po kalon një moment fantastik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here