Tritan Shehu kallëzon penalisht 7 kryetarët të bashkive të qarkut Gjirokastër

0
112

Tritan Shehu, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së Qarku Gjirokastër Tritan Shehu ka kallëzuar penalisht shtatë kryetarët e bashkive të këtij qarku.

Sipas tij kanë këta shtetas kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afatit që përcakton ligji.

Veç kësaj ai listoi edhe disa shkelje të tjera që bien ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Pjesë e dosjes voluminoze që dorëzoi sot Shehu, kanë qenë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim diktimin e votës dhe orientimin e saj në favor të partisë në pushtet.

Sipas Shehut pjesëmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale.

Shehu pohon se se fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen.

Shehu nuk bëri publike emrat e drejtuesve të institucioneve, por garantoi se ato do të bëhen publike fill pasi të depozitohen në organin e akuzës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here