Basha: Rama kriminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kriminale….

0
116

Kreu i PD, Lulzim Basha teksa na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit ka shtruar një pyetje në rrjetet sociale për qytetarët.

Basha pyet nëse e mbajti Rama zotimin për të zbatuar rekomandimet e GRECO-s për integritetin e anëtarëve të parlamentit.

Është vetë lideri i PD që jep përgjigjen, dhe thotë jo, pasi sipas tij Rama kriminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kriminale, por që u larguan falë iniciativës ligjore të PD, dekriminalizimit.

“A e mbajti Rama zotimin e 2013 për të zbatuar rekomandimet e GRECO-s për integritetin e anëtarëve të parlamentit?

Përgjigja Jo, Edi Rama kriminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kriminale, të cilët u larguan falë “Dekriminalizimit”, iniciativës ligjore të PD.’’- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here