Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e gazetarit grek

0
92

Detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të gazetarit grek George Karaivazpara kanë dalë në dritë.

Sipas mediave greke në vrasjen e gazetarit kanë marrë pjesë tre grupe njerëzish.

Grupi i monitorimit, grupi i vrasjes dhe grupi që ka ndihmuar autorët të arratisen.

Nga pamjet e një video të publikuar së fundi vetëm 4 minuta pas vrasjes së gazetarit shihet njëri nga dy autorët  e përfshirë në ngjarje.

Nga pamjet e regjistruara në rrugën Agiou Dimitriou , afër pikës së ekzekutimit, duket një skuter i ngjashëm me atë të vrasësve që po kalon.

Ndërkohë policia bën me dije se deri më tani pista e hetimit është fokusuar në zbulimin dhe identifikimin e tre grupeve të bashkëpuntorëve që kanë marrë pjesë në ekzekutim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here