“Vaksina kineze ofron imunitet 50%”, Mjeku: Në Shqipëri të vaksinuarit në 3 javë të bëjnë testin serologjik

0
91

Mjeku Arban Domi u shpreh se vaksinat në Shqipëri që po përdoren në masë kanë një efektshmëri të ulët.

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, Domi tha se, sipas testimeve rezulton se vaksina kineze ofron një imunitet rreth 50% me dy doza dhe 30% me dozën e parë.

Domi: Mos të përqendrohet e gjithë vëmendja te vaksina kur janë të reduktuara dhe vaksinat në Shqipëri kanë efektshmëri më të ulët. Unë nuk mund ta rekomandoj një vaksinë si ajo kineze e cila nuk është miratuar në institucionet perëndimore. Nuk kam të drejtë që tu them qytetarëve për të thënë se cila vaksinë duhet marrë. Por detyrimi im si mjek është që të informoj publikun se si kanë ecur këto vaksina. Janë bërë disa testime të këtyre vaksinave dhe kanë nxjerrë rezultate të ndryshme. Sipas testimeve rezulton se vaksina kineze ofron një imunitet rreth 50% me dy doza dhe 30% me dozën e parë.

Kjo e dhënë ka ardhur nga shtetet ku është përdorur masivisht. Unë do t’i referohesha më shumë Turqisë që kanë një vaksinë identike me atë që përdoret në Shqipëri. Turqia ka bërë rreth 14% të popullsisë me një dozë, por për fat të keq rastet e reja janë në rritje eksponenciale. Kjo do të ishte jo problematike nëse do të kishim ulje të infektimeve dhe vdekjeve, por kjo fatkeqësisht kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi ka pasur rritje. Dy shtetet e vetme ku vaksinat kanë dhënë rezultatet pozitive në lidhje me rastet e dhe hospitalizimet janë Britania e Madhe dhe SHBA. Në SHBA kur 13% e popullsisë kishte marrë një dozë dhe 6% kishte marrë një dozë kishin rënë rastet e reja dhe fatalitet. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ne Britaninë e Madhe. SHBA ka përdorur vaksina Pfizer dhe Moderna, ndërsa Britania AstraZeneca që ka sërish një efektshmëri të pranueshme.

Domi u sugjeroi ekspertëve dhe qeverisë që të bëjnë teste serologjike për ata që kanë bërë vaksinën për të krijuar një rezultat më të saktë për masën e imunitetit të vaksinës kineze.

Domi: Kjo është mënyra se si duhet t’i krahasojmë të dhënat në lidhje me vaksinat. Unë i sugjeroj ekspertët në Shqipëri dhe politikën me dy elemente të rëndësishme edhe pse ata nuk i marrin këshillat tona si ekspertë. T’i thuhet çdo personi që merr vaksinën kineze që ta quajë veten të pa vaksinuar minimumi deri në 2 javë te doza e dytë. Elementi i dytë duke ditur efikasitetin në limitet e pranueshmërisë sipas të dhënave, sugjeroj që të në të mirën e shëndetit të qytetarëve, që ata që kanë marrë vaksinën brenda 3 javësh të bënin një test serologjik për të parë përgjigjen imunitare. Kjo do të krijonte një lloj kontrolli, pavarësisht imunitetit. Nëse ka një imunitet të kënaqshëm atëherë mund të vazhdohet, por nëse ky imunitet nuk është i kënaqshëm atëherë duhet pasur kujdes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here