Gjobën e Beketit ta paguajë vetë Rama

0
123

Kandidati për deputet i Nismës Thurje, Endri Shabani, tha  se partia e tij do të propozojë një projektligj, me të cilin, përgjegjësia për dëmet që i shkaktohen shtetit t’i kalohet individit që i merr vendimet.

Lidhur me vendimin e arbitrazhit për rastin “Beketi”, Shabani në studion e MCN TV, tha se dëmi duhet të shlyhet nga vetë kryeministri.

“Ne kemi përgatitur një projektligj. Nëse Rama dhe Veliaj sipas vendimit të kësaj gjykate kanë bërë dëm ndaj një pale të tretë, pse duhet që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë abuzimin e tyre me Shqipërinë. Ka ndodhur edhe me rastin e hotelit të zotit Basha.

Nëse Rama ka abuzuar me ligjin, le të shesë pasuritë e tij dhe ta dëmshpërblejë. Ne do të çojmë në Parlament një projektligj që i jep fund kësaj”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here