Saturday, June 1, 2024
Home Sport E ardhmja e Ronaldos tek Juve vendoset në fund të sezonit, përcaktues...

E ardhmja e Ronaldos tek Juve vendoset në fund të sezonit, përcaktues prezenca në Champions

0
106

Juventus e ka shumë të vështirë të gjejë paqen këtë sezon. “Zonja e Vjetër” e sheh veten prej kohësh jashtë Champions League ndërsa tashmë janë jashtë edhe garën për titull në Serie A.

Juve ka provimin e radhës të dielën kundër Atalanta në Bergamo, një ndeshje direkte që pritet të thotë shumë. Në të njëjtën kohë, Paratici dhe pjesa tjetër e stafit drejtues po punojnë për sezonin e ri, çështja e parë që kërkon zgjidhje është ajo e C.Ronaldo.

Portugezi dukshëm nuk është i lumtur, këtë e shfaq thuajse në çdo rast kur nuk arrin të shënojë. CR7 ka një kontratë deri në vitin 2022, nuk diskutohet për rinovim pasi për momentin as prezenca e tij sezonin e ardhshëm nuk është e sigurt, Ronaldo ka nevojë për Champions League, nëse nuk arrihet ky objektiv vështirë të mendosh se portugezi do të qëndrojë. Jo vetëm Ronaldo, Paratici duhet të mendojë edhe për Dybala e Morata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here