Për ty ” intelektual” që më fton të votoj vajzën e shkëlqyer në listën e Partisë Socialiste…

0
1757
Nga Elona Caslli
Për ty ” intelektual” që pushton hapësira televizive dhe quhesh ” intelektual i depolizituar dhe me vështrim objektiv” nga opinioni publik, për ty i kam dy fjalë;
Ti më thua se në listën e Partisë Socialiste na qenka një vajzë e shkëlqyer që duhet votuar. Po e marr të mirëqënë që vajza është e shkëlqyer, pasi nuk e njoh.
Ajo çka nuk përputhet në këtë rast është shkëlqimi i vajzës me forcën politike në të cilën kandidon. Pse nuk përputhet?!
Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryeministri i vendit është përgjegjës për largimin e gjysmë milioni shqiptarësh.
Është përgjegjës për betonizimin dhe shkatërrimin e një qytetit të tërë.
Është përgjegjës për kriminalizimin e shtetit.
Është përgjegjës për borxhet që i ka shkaktuar Shqipërisë dhe që duhet t’i paguajnë shqiptarët.
Me pak fjalë, tetë vitet e Edi Ramës janë të pakrahasueshëm në dëmin që i kanë shkaktuar vendit. Edi Rama në qeverisje mund të krahasohet veçse me veten.
Tani, ti ” intelektuali i zonës gri me vështrim objektiv” a më thua pak kjo vajza e mrekullueshme që ti na fton të votojmë, si do t’i imponohet Edi Ramës?!
Do t’i thotë; ” Kryetar e ke gabim se nuk mund të sillesh kështu”.
Edhe mund t’ia thotë, por përvoja ka treguar se kryetari nuk para skuqet nga kritikat dhe të përshëndet me shenjat e tij klasike.
Me pak fjalë, ti ” intelektuali i zonës gri” po na kërkon mandatin e tretë të Edi Ramës përmes vajzës së shkëlqyer dhe po na rrëfen përrallën se Edi Rama është i keq, por deputetja e tij hipotetike është e mirë.
Një kryeministër që ka dështuar plot dy mandate, nuk i nevojitet një mandat i tretë për të na përligjur dështimin e tij dhe ndaj ajo vajza për të cilën ti na fton të votojmë, në rastin më të mirë është e ngazëllyer nga ideja se do të hyjë në parlament dhe nuk i funksionon filtri i gjykimit dhe në rastin më të keq është vetëdijshme se me pamjen e saj, po shërben si fasadë, për të rehabilituar sado pak fytyrën e përbindshme të Rilindjes, sikundër po bën edhe ti ” Intelektual i zonës gri”.
Edhe ti tinëzisht, po përpiqesh t’i japësh një dorë Edi Ramës, pasi nuk orienton në asnjë çast votën ndëshkuese për të.
Ndaj, ” intelektual i zonës gri” mos na fyej shqisat dhe mos na hidh hì syve.
Post Scriptum- Të të quajnë intelektual është një gjë. Të mendosh si i tillë është një gjë tjetër.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here