Nuk e deshët autobusin falas?

0
524

Nga Alba KEPI

Paguani tani për “t’u mbyt” me 50 gradë mes pritjes, vonesës, shtyrjes, trafikut, djersës, mos korrektesës, vjedhjes e stresit…

Një grua ulur pranë meje, (që i qëndroj si shtyllë mbi sup), ulëret se kërkon të hapen dritaret pasi ajri i kondicionuar nuk funksionon, një tjetêr thotë se doli e rregullt nga shtëpia e përfundoi sikur ka rënë në pus nga djersitja, një nxënëse që sapo kishte dhënë provimin e matematikês tek shkolla Fan Noli, më kêrkoi që me erashkën time ta freskoja pak se po i merrej fryma. Shyqyr që tek 9 katshet u ulëm më në fund të dyja dhe e mori veten.

“Si shkoi provimi zemër?

-Shumë mirë.

Në cilin gjimnaz do shkosh?

-Te Samiu!

– Vërtetë? Sa mirë dhe une aty e kam bërë gjimnazin. Ka qënë më i miri para shumë vitesh.

– Po dhe sot prandaj po e zgjedh.

-Cfarë të pëlqen të studiosh?

– Dua të bëhem doktoreshë si tezja.

– Bravo zemër. ”

Në cdo ndalesë njerëz që shtyjnë për të hipur se autobuzi i rradhës nuk dihet se kur vjen.

Hajdutë xhepash që tradhëtohen nga stoicizmi i tyre për të mos lêshuar pozicionin pranë derës e që i jep mundêsi të zhduken në stacionin më të parë…

Muret e autobuzit e vetmja natyrë e qetë që sodit këtë jetë urbane duke lëshuar zhurmë e ajër të nxehtë….

“Hapni mër dritaret o njerëzzz…

Nuk hapen mome, janë prish e boj gajret deri sa të zbresësh!”

E premte 23 qershor 2023
linja Tirana e Re

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here