Floriana Garo: Mos u gënjeni nga Rama i parazgjedhjeve, është i njëjti mashtrues prej 8 vitesh….

0
107

Mos u gënjeni nga Edi Rama i parazgjedhjeve, thotë PD, pasi ai është i njëjti i pas zgjedhjeve.

Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo thotë se prej 8 vitesh Shqipëria ka mbetur në vend prej Ramës.

Deklaratë e zëdhënëses së fushatë së PD, Floriana Garo:

Çdo 4 vite, Rama vesh kostumin e zgjedhjeve, duke na treguar përralla, duke premtuar e premtuar…

Është Rama i para zgjedhjeve, por nëse votojmë për të serish, do të kemi Ramën e pas zgjedhjeve, e do te vijojmë sërish të dështojmë.

Papunësia, rrogat minimale më të ulëta në Europë, pamundësia për ta çuar Shqipërinë përpara.

8 vjet që Shqipëria ka ngecur me Ramën- janë boll për të thënë JO!

Përfitoni nga kjo mundësi për të ndryshuar-

Më 25 Prill të gjithë do të votojmë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën për të risjellë shpresën.

Shqipëria fiton!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here