ANALIZA/ A luajmë Vetting-she?!

0
330

Nga Gëzim Saliu

Besoj ju kujtohet vite më parë, kur teknologjia nuk ja kishte zënë ende “fytin” qytetërimit, që në botë e veçanërisht në Shqipëri ekzistonin lojëra të ndryshme me bazë aktivitetin fizik. Fëmijët të cilët në atë kohë ishin më shumë të shoqërueshëm, mblidheshin poshtë pallatit apo rreth lagjes ku banonin dhe në kohën e lirë nisnin të luanin disa prej këtyre lojërave. “ A luajmë symbyllazi”, ose “A do luajmë topa-djegësi”. Gjithkush prej nesh që tanimë jemi mbi 30-vjeç e kemi provuar këtë në rininë tonë. Ndërsa sot shumë gjëra kanë ndryshuar,  lojërat fizike janë zëvendësuar nga ato kompjuterike.

E njëta metamorofozë duket se ka prekur edhe politikën, e cila ndryshe nga më parë, “lojërat” i luan më të sofistikuara, duke vendosur në plan të parë “lojën e së vërtetës qytetare përballë të gënjeshtërtës reale”. Lojërat politike, sidomos në dekadën e fundit, duken më shumë strategjike, brenda tyre ka më shumë fallsitet ( të veshur mirë me vellon e së “vërtetës”), intrigë, show, pabesi dhe goditje poshtë brezit.

Dhe duke mbetur në këtë metamorfozë të lojërave politike, duket se ajo që po përbën trendin e kohëve të fundit është loja “Vetting-she”. Që prej miratimit të reformës në drejtësi, njëra palë politike nga mazhoranca ka marrë me ngut flamurin  e reformatores, duke përcjellë në publik “rëndësinë speciale të Vettingut”. Dhe në parantezë këtu duhet të theksojmë, se realisht një proçes i tillë nuk do t’i bënte aspak keq gjyqtarëve dhe prokurroëve, të cilët për hir të së vërtetës kanë jo pak nevojë për një “skaner”. Por efekti “lojë” tek gjithë kjo çështje, është kur fjala “vetting” përdoret për të fituar pushtet politik mbi sistemin e drejtësisë, apo për të siguruar vota të shtuara elektorale, sidomos tani në prag të zgjedhjeve parlamentare.

 

“A luajmë Vetting-she”?!

Që nga mesnata e 21-22 korrikut kur u miratua paketa me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, asgjë nuk ka ecur më në shinat e duhura. Votimit i 7 projektligjeve shoqëruese të reformës, mes tyre edhe të Vettingut,  pa konsensusin e opozitës, ndonëse më parë ishte premtuar publikisht një gjë e tillë, e rëndoi jo pak pavarësinë e proccesit. Po ashtu “gabimet në përkthim” me ligjin e Vettingut, të cilët i “hëngën kokën” kreut të Euraliusit në Shqipëri, i shtuan edhe më shumë dyshimet për shanset e një reformë të drejtë e të paanshme. Dhe tani “dënglat” aktuale me bordin e ONM-së apo me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrit që merr rol drejtuesi, nuk japin shumë shpresa për të parë “dritë në fund të tunelit”.

Por sërish PS pyet shokët parlamentarë: “ A luajmë Vetting-she”? Dhe në fakt kjo pyetje më shumë se një përgjigje, kërkon një aprovim a’priori. Pasi “loja” duket fortësisht e kontrolluar nga njëri kah, ku rregullat me ndihmë të “jashtme të sponsorizuar” janë thellësisht të vendosura në favor të një pale. Dhe është pikërisht kjo strukturë loje, e cila i siguron PS-së dhe kryeministrit pushtet të pakufishëm mbi “drejtësinë e Re”, që i jep krahë partisë së “purpurt” për vazhduar refrenin e këtyre kohëve…. Dhe sërish socialistët pyesin “ A luajmë Vetting-she”?!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here