Berisha: Rama mashtroi DASH për mua, tani do që të hetohen shpifjet e tij

0
148

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi sot se Edi Rama ka mashtruar Departamentin e Shtetit dhe tani kërkon të hetohen shpifjet e tij.

“Ka edhe një arsye tjetër në dezekuilibrimin e Edi Ramës.

Ai është autori kryesor që ka mashtruar Departamentin e Shtetit për Sali Berishën.

Nuk e them unë këtë, lexoni përgjigjen që DASH i ka dhënë një të përditshmeje shqiptare, ku thotë se burim i informacionit, përveç OJF-ve dhe medieve, kanë qenë raportet anti-korrupsion të qeverisë shqiptare.

Unë e besoj plotësisht këtë. Pra Edi Rama ka dërguar raporte në DASH, që nuk i ka publikuar kurrë, që nuk i ka dërguar dot kurrë në prokurori pasi janë fund e krye shpifje.

Tani ai i thotë drejtësisë: hetoni shpifjet e mia. Hetoni se çfarë gënjeshtrash kam dërguar në DASH.

Laku po i ngushtohet çdo ditë e më shumë sepse raportet e tij kanë qenë një shpifje fund e krye. Unë i them Edi Ramës, publikoi ato. Çoji të gjitha në SPAK dhe ku të duash.

E gjithë kjo fushatë ka për qëllim të mbulojë vjedhjet monstruoze që po dalin çdo ditë të Edi Ramës. Natyrisht ushtrojnë presion ndaj opozitës së vërtetë shqiptare, me të cilën e ka të humbur betejën.

Për çfarë i duhet drejtësia Edi Ramës? Kundër kundërshtarëve të tij, kaq është,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here