Berisha: BE respekton votën në PD, datën e zgjedhjeve e caktoi Kuvendi

0
114

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e tij për shtyp se Bashkimi Europian do të respektojë votën në PD.

“Pavarësisht nga demarshet, BE ka atë qëndrim që ka shpallur ambasadori i BE-së, që ne do respektojmë votën,” tha Berisha.

I pyetur nëse do shtyhen zgjedhjet për kreun e PD-së, siç ka kërkuar kandidati Ibsen Elezi, Berisha tha se kjo datë është caktuar nga Kuvendi.

“Duke shprehur respektin tim për zotin Elezi, ftesa ime është që të shqyrtohet mundësia e plotësimit të çdo kërkese të ligjshme të zotit Elezi. Por një gjë do u them: datën e zgjedhjeve e ka caktuar Kuvendi Kombëtar. Është jashtë çdo kompetence të organeve drejtuese, përveç Kuvendit, as Këshilli Kombëtar nuk duhet ta anulojë.

Duhet të mblidhet Kuvendi që të anulojë datën. Kjo është e vërteta,” tha Berisha.

Lidhur me caktimin e dy deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi për t’u konsultuar me aleatët për zgjedhjen e Presidentit, Berisha tha se “qëllimi i PD-së është që të diskutojë, shkëmbejë mendime, me aleatët e saj për qëndrimin që duhet të dakordësojë ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit. PD, mendoj unë, është e detyruar që qëndrimet e saj të mëdha, ti diskutojë dhe me partitë e tjera”.

Ish-kryeministri deklaroi disa herë se kundër tij nuk ka ndonjë provë apo fakt që mund ta çojë përpara drejtësisë.

“Unë do mbroj të vërtetën të vërtetën, do zbatoj ligjin ligjin dhe vetëm ligjin në të gjithë jetën time”, u shpreh ish-kryeministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here