VIDEO/ Bashës i rezervohet pritje madhështore në Peqin, kryedemokrati: Dita e ndryshimit po afron

0
1

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është pritur nga një numër i madh qytetarësh në Peqin sot dhe me entuziazëm.

Basha i falenderoi për pritjen e tyre me automjete, që nisi nga Pajova deri në Peqin, me djemtë dhe vajzat e Peqinit brenda automjeteve në një nga autokolonat më të gjata të fitores dhe të ndryshimit.

Në fjalën e tij, Basha tha:

“Për vite me radhë kam pasur nderin të jem në mesin tuaj si deputet i qarkut të Elbasanit, pra edhe si deputet i Peqinit.

Bashkë njihemi sepse edhe jemi takuar shpesh, por edhe se kanë lidhur hallet problemet, sfidat, planet, zgjidhjet dhe sa herë që marrë rrugën nga Tirana në Elbasan, që sa herë që distance që distanca midis qendrës së Tiranës dhe Kullës së Sahatit të Peqinit është bërë katër herë më e shkurtër për shkak të tunelit të Elbasanit, kujtohem sa e pandalshme është fuqia jonë kur jemi bashkë.

Por s’kam ardhur sot për punët që kemi kryer së bashku në të kaluarën, nuk kam ardhur t’ju flas se sikurse ju premtova se do t’i hiqnim vizat e sot ja ku jemi që çdo banor lëviz pa viza, sot kam ardhur t’ju them se tetë vite jua ka ulur kokën Rama me bandat e tij dhe ju ka marrë nëpër këmbë. Sot kam ardhur t’ju them le të bëhemi edhe njëherë bashkë, dita e ndryshimit po afron. Ndryshimi që po vjen është përfundimi i rrugës që kemi nisur bashkë.”

Dhe duke iu referuar Kryeministrit Edi Rama, që po kërkon mandatin e tretë qeverisës, Basha tha:

“Kur ke gënjyer tetë vite dhe të kërkosh dhe katër vite të tjera, shqiptarët e dinë mjaft mirë se çfarë i thuhet atij njeriu: I mbyllet dera në fytyrë, i thuhet boll më! Ik, largohu! Ndaj ju fton të bashkohemi si asnjëherë më parë rreth Partisë Demokratike!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here