Hapet Zyra Juridike dhe Zyra e Koordinimit kundër Dhunës në Familje

0
139

Me rastin e ditës kombëtare kundër dhunës në familje, u zhvillua sot në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, ceremonia e hapjes së Zyrës së Ndihmës Juridike dhe Zyrës së Koordinimit kunder Dhunës në Familje, të cilat në thelb të misionit të tyre kanë ofrimin e këshillimit ligjor falas për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë.

 

Në një njoftim për mediat nga Ministria e Drejtësisë bëhet e ditur se në fjalën e mbajtur para të ftuarve, në praninë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, si dhe Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministrja e Drejtësisë theksoi punën e bërë në këtë drejtim, në kuadër të politikave të bashkëqeverisjes me qytetarët dhe me përkrahjen e veçantë të kryeministrit Edi Rama.

 

Me hapjen e Zyrës së Ndihmës Juridike, theksoi ministrja Gjonaj, “Ministria e Drejtësisë përmbushi premtimin e dhënë në objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes. “Kjo nismë është vetëm fillimi i punës në fushën e ndihmës juridike për qytetarët, e cila do të pasohet në vijim me miratimin e ligjit dhe vënien në funksion të ofrimit të ndihmës juridike për qytetarët në pamundësi financiare dhe në nevojë”.

Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për adresimin e problematikave dhe masat që duhet të ndërmerren në luftën kundër dhunës ne familje. Një falënderim i veçantë shkoi dhe për Fondacionin Soros, bashkëpunimi me të cilin mundësoi bërjen realitet të hapjes së Zyrës së Ndihmës Juridike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here