‘Në asnjë vend të Ballkanit, nafta nuk do të jetë më e lirë se në Shqipëri’

0
218

‘Në asnjë vend të Ballkanit, nafta nuk do të jetë më e lirë se në Shqpëri’. Ka qënë ky një nga premtimet e forta që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu ka bërë sot fermerëve shqiptare nga Zvezda e Korçës.

Duke shpalosur programin e tij të posaçëm për të zhvilluar bujqësinë, Basha renditi njerin pas tjetrit vendimet e rëndësishme që do të marrë menjëherë si kryeministri i ri i vendit: uljen e taksave, uljen e tvsh, heqjen e “Taksës Rama” mbi naftën prej 240 lekësh, taksimin e produkteve të huaja bujqësore e blegtorale aq sa ato subvencionohen nga shtetet e tyre, subvencion të drejtpërdrejtë pa NIPT, pa kasë fiskale, pa kushte për fermerët, por vetëm në bazë të prodhimit etj.

“Mund të ishte ndalur gërryerja e fermerëve shqiptarë, – tha Basha. –  Por subvencionet kanë zbritur në 7 milionë USD. Dhe tani subvencionohen vetëm 45 fermerë grosistë. Trau i doganës ëhstë hapur dhe tani vjen fasulja, patatja, mishi nga fermerët e huaj në një kohë kur ata vijnë këtu me plus euro sepse subvenciohen, kurse fermerët shqiptarë e fillojnë me minus 200 lekë.

Fjala e parë që dëgjova këtu kur erdha ishte “nuk kemi punë, nuk kemi lekë”. Nuk kemi lënë thonë pensionistët, sepse inflacioni ëhstë rritur më shumë sesa vlera e pensionit dhe fuqia blerëse ka rënë.

Me 20 euro ndihmë ekonomike, ujë për të pirë nuk pi dot dhe jo vetëm kaq, por gjysmën e njerëzve e ka hequr nga ndihma ekonomike.

Gjendja e fermerëve reflekton gjendjen e konomisë dhe ekonomia ka ardhur në këtë pikë ku Edi rama ka rritur taksat, kur premtoi se do t’i ulte. Ka rritur me 240 lekë, taksën e naftës, me taksën Rama. Pra, 240 lekë për litër më shumë, nafta ndër më të shtrenjtët e rajonit që ndikon drejtpëdrejt në ekonomi.

Rrogat kanë rënë, korrupsioni bënë kërdinë. Edhe për vaksinat e dermatozës modulare, ministri i LSI-së që tani vjen e kërkon votat, e ktheu në tender. Duhet të ishin falas.

Korrupsioni ka bërë kërdinë, tregu është në kolaps. Këta e kanë mendjen vetëm tek xhepi i tyre. Janë bërë si të tërbuar me njeri-tjetrin për pushtetin e tyre, për xhepin e tyre. E patë sesi po rrihen edhe militantët me karrige?! Nuk ka lënë llaf pa lënë edi rama, për Ilir Metën.

Në anën tjetër kemi opozitën e bashkuar, numrin 6. Unë kam ardhur me një program të zbatueshëm, të konsultuar me ekspertët e Merkel. Shtyllë e fuqishme e ekonomisë është bujqësia. 47% merren me fermat.

Së pari, me subvencionet. Ky thotë merrni kredi, pa e ditur se edhe po të doni, nuk merrni dot kredi, sepse jeni zhytur në borxhe. Po Edi rama, Ilir Metës, Panaritit nuk i bëhet vonë për ju se po t’i bëhej vonë për ju, do ta kuptonin. Kur kostoja del më e lartë se shitja, atëhërë je në gropë. Si mund të marrësh kredi.

Ndaj programi im ekonomik ka mbështetjen e bujqësisë të parën. 100 milionë euro në vit që do të mundësojë së pari zerimin e kostos së mekanisës bujqësore.

Nga ana tjetër do të ulim tvsh. Kjo do të rrisë konsumin. Me uljen e tvsh ne do të rrisim fuqinë blerëse me 400 milionë euro në vit që sot i marrin tatimorët dhe Edi rama me këto bën pllaka, bën fasada dhe këto do të kthehen në xhepat e konsumatorëve.

Siç ma the Petrit dhe unë do t’ia them presidentit Trump kur ta takoj se fermerët e Zemblakut, Zevdës presin që unë ta zbatoj modein e tij duke besuar fort tek modeli i tij, tek tregtia e lirë në kushte të barabarta dhe unë do të vends traun e doganës me taksa me qëllim që djersa e fermerëve tanë të peshkojë njesoj sidjersa e fermerëve tanë. Sa subvencion të marrin, aq  sa do të takoshen.

Ja dhe një absurd tjetër që ma thanë në Divjakë: Vijnë kaminat nga Kosova dhe rajoni për të marrë mallrat, këta i vendosin taksa 700 euro për kamion. Në vend që t’i lehtësojë dhe ata nuk vijnë më.

Kjo është republika e politikanëve që merr fund me votën tuaj në 25 qershor. Kjo ëhstë rruga e daljes për gjithë ekonominë shqiptare. 100 milionë euro subvencion për fermerët pa NIPT, pa kasë fiskale, pa kufizime por vetëm në bazë të prodhimit. Kjo do të ndihmojë fermerët, konsumin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here