Dëmshpërblimet për përmbytjet, banorët e Nënshkodrës: Do protestojmë edhe ditën e zgjedhjeve

0
128

Banorët e Nënshkodrës protestuan përpara prefekturës për dëmshpërblimet e përmbytjeve për vitet 2010-2011. Qindra banorë bllokuan rrugën 30 minuta duke mos lejuar kalimin e automjeteve, veprim që solli edhe debate me policinë.

Kjo është një nga protestat e shumta të këtyre banorëve, të cilët kërkojnë nga qeveria që të dëmshpërblehen. Sipas tyre, paratë që po shpërndahen aktualisht për dëmet e shkaktuara në bujqësi, të cilat i ka miratuar qeveria, po përdoren për qëllime politike në fushatën elektorale.

Banorët shprehen se dëmshpërblimet e përmbytjeve po ndahen në mënyrë selektive.

Ka edhe banorë që zgjedhin që në 25 qershor të mos votojnë, por të protestojnë.

Banorët paralajmërojnë se do të protestojnë edhe më 25 qershor, ditën kur do të votohet për zgjedhjet parlamentare, ndërsa deklarojnë se do të bojkotojnë këto zgjedhje duke mos marrë pjesë.

“Ne nuk ndalemi te kjo kërkesë që kemi për të na dhënë dëmet që janë shkaktuar në shtëpitë tona. Në rast se qeveria nuk merr asnjë masë, atëherë do të protestojmë edhe më 25 qershor dhe nuk do të marrim pjesë në zgjedhje fare. I bëjmë thirrje qeverisë të marrë masat e duhura, në të kundërt bojkotojmë zgjedhjet”, shprehet një nga banorët

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here