Profil/ Sali Shehu, politikani i misionit

0
573

Prej vitit 2001-2009, z. Shehu ka mbajtur mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa më 2012 bëhet bashkë me një grupim politikanësh në formimin e forcës politike, Fryma e Re Demokratike, duke mbajtur postin e Sekretarit Organizativ. Aktualisht, prej marsit 2021, z.Shehu i është besuar nga Asambleja Kombëtare e FRD-së, posti i kryetarit të kësaj force politike, duke kandiduar për deputet krah koalicionit më Partinë Demokratike, Aleanca për Ndryshim.

 

 Politikanët që ndajnë skenën politike në një përvojë të gjatë brenda saj, pa cënuar integritetin dhe misionin, – pra, këta politikanë kanë dëshmuar me kohë se mbajnë edhe përgjegjësitë e fatet me delikate të vendit. Në këtë optikë vjen kandidatura për deputet e z. Sali Shehu, i cili ka krijuar në grupimin politik të partisë Fryma e Re Demokratike profilin e politikanit të ekuilibruar, që mbron demokracinë e brendshme në parti, si kusht për forcimin e zbatimin e demokracisë në qeverisje.

Me një karrierë të gjatë në politikë, por me prezencë protagonizmi modest, Shehu ka qenë politikan i angazhuar dhe në dy mandatet e tij, të mëparshme, ka dëshmuar antikonformizmin për çlirimin e drejtësisë nga varësia me politikën, korrupsionin e krimin e organizuar.

Me një jetë politike e parlamentare dinjitoze, Shehu ka në parimet e tij veprimin, guximin dhe koherencën.  Sali Shehu ka mbaruar ka kryer Akademinë e Lartë të oficerëve të policisë, në Tiranë, ka mbaruar studimet universitare, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Shkodrës, më 2004 përfundon Akademinë Ushtarake „Spiro Moisu“, Kolegji i Lartë i Mbrotjes, dhe më 2005 në Universitetin e Tiranës merr msc në Drejtësi. Ndërsa krahas studimeve dhe formimit profesional kryen dhe disa specializime në fushë e krimit ekonomik, siç është ajo në vitin 1996 për Luftën Kundër Krimit Ekonomik, nën kujdesin e FBI-së;  në 2002 ndodhet në përvojën tjetër profesionale në specializim në Asamblenë Parlamentare në Bruksel; dhe në shkurt 2004 kryen specializimin për Kontrollin e Armëve për Evropën Juglindore, Zagreb, Kroaci. Në vitet 1996-1997 ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në KE (anëtar i Komitetit të luftës kundër krimit). Duhet të kujtojmë se z. Shehu në vitin 1997 ka qenë një nga njerëzit që ka mbrojtur Tiranën nga uzurpimi i bandave, dhe veçanërisht presidencën. Ndërsa ka pasur zërin e tij, të fortë, në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Prej vitit 2001-2009, z. Shehu ka mbajtur mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa më 2012 bëhet bashkë me një grupim politikanësh në formimin e forcës politike, Fryma e Re Demokratike, duke mbajtur postin e Sekretarit Organizativ. Pas dorëheqjes së Bamir Topit, aktualisht, prej marsit 2021, z.Shehu i është besuar nga Asambleja Kombëtare e FRD-së, posti i kryetarit të kësaj force politike, duke kandiduar për deputet krah koalicionit më Partinë Demokratike, Aleanca për Ndryshim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here