Më 25 prill të largojmë nga udhëheqja një kryeministër të papërgjegjshëm

0
120
Kandidatja e PD në Tiranë, Jorida Tabaku, në takimet me banorë të kryeqytetit ka vënë theksin te ndryshimi, që sipas saj është i nevojshëm dhe jetik.

Në një status në “Facebook”, Tabaku shkruan:

“Shqipëria ka nevojë për ndryshimin që është kaq jetik dhe nevojshëm për Shqipërinë tonë. Çdo rrugicë e kërkon këtë ndryshim. Çdo qytetar e ndjen në palcë sjelljen e pahijshme të një kryeministri që sulmon dhe nuk qeveris, që plaçkit dhe nuk manaxhon buxhetin. Në 25 prill Shqipëria do të vendosë të largojë nga udhëheqja një kryeministër të papërgjegjshëm dhe t’i japë mundësinë Lulzim Bashës dhe PD.

Ne kemi treguar që i përmbahemi angazhimeve tona që nga hyrja në NATO dhe heqja e vizave. Do t’i përmbahemi edhe kësaj radhe duke dyfishuar të ardhurat për frymë dhe duke nisur proçesin e integrimit.

Në 25 prill voto Partinë Demokratike numrin 9! Në 25 prill voto Shqipërinë që Fiton në numrin 91 Voto PD! Voto numrin 9!”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here