Të rinjtë-Bashës: Ty si kryeministër të kërkojmë të mendosh për ne!

0
82

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me disa të rinj të Vaut të Dejës rreth problemeve që i shqetësojnë. Në bisedën që patën me Bashën, të rinjtë shprehën problematikat e infastrukturës shkollore dhe për mësimin online. Të rinjtë vlerësuan programin e Partisë Demokratike dhe dhanë mbështetje për ndryshimin më 25 prill.

“Nuk jam përfshirë në politik asnjëherë, por këtë herë e ndjeva të arsyeshme që të përfshihem tek Partia Demokratike, duke parë që qeveria aktuale gjatë këtyre 8 viteve nuk ka patur një program, një alternativë të mirë për punësimin e të rinjve. Ju zoti kryetar, pas datës 25 prill që do të jeni kryeministër i Shqipërisë, cili është programi juaj për punësimin e të rinjve, që mos të ikin çdo ditë e më shumë, por të qëndrojnë dhe të jemi në vendin këtu.” – tha një nga përfaqësuesit e të rinjve.

“Unë jam maturante këtë vit. Arsimin 9-vjeçar e kam kryer këtu në Vaun e Dejës, ndërsa gjimnazin kam vendosur ta ndjek në Shkodër. Sigurisht ky vendim ka patur sakrifica, kostot janë të larta. Të shkosh dhe të vish çdo ditë nga Shkodra në Vaun e Dejës, janë gati 20 kilometra. Por kam patur arsye të forta. Në shkollën e Vaut të Dejës, si fillim është ambienti shkollor, kushtet e dobëta, sistemi i ngrohjes aspak, dyer, dritare e banjo në gjendje të mjerueshme, pavarësisht se janë rikonstruktuar. Kur kam zhvilluar mësimin unë këtu, kanë qenë në një nivel të ulët.

Gjithashtu, mësimi i fillores dhe i 9-vjeçares dhe i gjimnazit, zhvillohet në të njëjtin ambient. Ka më shumë se 10 vite që ka filluar ndërtimi i një godine të re për gjimnazin, por nuk ka përfunduar. Të flasim për kohën e tanishme, situata e pandemisë, mësimi online na ka gjetur të papërgatitur si ne nxënësve ashtu dhe mësuesit. Ndoshta jo mirë menaxhimi, por nuk kemi qenë të favorizuar. Kemi pasur angazhim si nga ana e nxënësve, si nga ana e mësuesve, por rezultatet s’kanë qenë të kënaqshme. Pra si përfundim duke marrë parasysh gjithë këto problem të përmendura, ne, unë, ne, rini, e ardhmja, ty si kryeministër të kërkojmë të mendosh për ne dhe të na tregosh tani planet që ke për ne. Ne kërkojmë vëmendje, presim që ti të na premtosh vëmendjen.” – u shpreh Majlinda Doda.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here