Lidhje të forta me politikën dhe shtetin/ Gazetari: ‘Kumbari i Shkodrës’, i përfshirë në fushatën e PS-së…

0
133

Gazetari i Flamur Vezaj deklaroi në emisionin “Opinion” se Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua 2 ditë më parë në Shkodër, kishte lidhje  të forta me politikën dhe shtetin, gjë e cila i kishte dhënë edhe siguri që të lëvizte lirshëm në këtë qytet.

Vezaj tha gjithashtu se Pllanaj ishte i përfshirë në fushatën elektorale duke mbështetur Partinë Socialiste, ndërsa theksoi se ai kishte ndikim tek krerët e Policisë së Shkodrës dhe në Prokurori.

“Pllanaj luante dhe rolin e ndërmjetësit mes grupeve kriminale, por nëse një marrëveshje nuk respektohet, pastaj kanë punë dhe me ndërmjetësin. Pllanaj kohët e fundit ishte i përfshirë dhe në fajde, duke dhënë fajde. Është angazhuar politikisht dhe me Partinë Socialiste edhe për shkak të njohjeve personale, por dihet se në kohë fushate si agravohet situata. Ky fenomen i lidhje së politikës me këto personazhe i  ka dhënë sigurinë që dhe ky të ecë lirshëm në Shkodër. Të gjithë e dinë në Shkodër, e dinë se sa ndikim kishte ky tek drejtori i Policisë së Shkodrës apo tek emërimet e zyrtarëve qoftë në prokurori, qoftë në polici,” tha Vezaj.

Një ditë më parë, edhe gazetarja Anila Hoxha zbuloi lidhjet e fuqishme të ‘kumbarit’ të Shkodrës me pushtetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here