LSI-ja, makthi dhe vdekja politike e Edi Ramës!

0
1

LSI e shkërmoq dhe shkatërron endërren e Edi Ramës për mandat të tretë. Ndaj të gjitha bateritë e sulmit të kryeministrit dhe mediave të tij të blera janë për të sulmuar vetëm LSI. Por për fatin e keq të kryeministrit, LSI-ja po rritet fuqishëm dhe furishëm në vota, pavarësisht se sondazhet e blera nga shefi i Rilindjes mundohen ta ulin forcën  e LSI.

Gjatë 23 viteve të qëndrimit në pushtet; si ministër, si kryetar bashkie dhe si kryeministër strategjia e Edi Ramës ka vetëm një qëllim: të sulmojë më fort dhe më egër atë që i rrezikon realisht pushtetin.

Në fjalimet e kryeministrit, skemat pas kunintave, madje dhe kur tallet apo përqesh ka vetëm një synim, të dëmtojë atë që realisht i prishë punë. E tillë është dhe strategjia që po ndjek në këto zgjedhje. Në gjithë qëndrimet e këtyre ditëve të fushatës elektorale sulmi kryesor i Edi Ramës është ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim si forcë politike, sepse realisht LSI është forca politike që do të bashkëkrijojë qeverinë e re.

LSI e shkërmoq dhe shkatërron enderrën e Edi Ramës për mandat të tretë. Ndaj të gjitha bateritë e sulmit të kryeministrit dhe mediave të tij të blera janë që të sulmojë vetëm LSI. Por për fatin e keq të kryeministrit, LSI-ja po rritet fuqishëm dhe furishëm në vota, pavarësisht se sondazhet e blera nga shefi i Rilindjes mundohen ta ulin forcën  e LSI. Ajo që bie në sy më shumë mbetet se kryeministri e nis ditën duke sulmuar drejtuesit e LSI, vazhdon duke akuzuar anëtarët e kësaj partie dhe e mbyll ditën duke marrë në telefon kandidatët e tij për deputetë duke u dhënë porosi që të merren vetëm me LSI.

Dje, në komunikimin publik që bëri në telefon me Niko Peleshin dhe Damian Gjiknurin, shihej qartë se halli i tij ishte të LSI. Dy drejtuesit e lartë të PS-së i pyeti konkretisht për LSI dhe pastaj vijoi me akuzuat tipike dhe gjuhën e shthurur që e ka kthyer në model personal. Nga ky komunikim kuptohet se kur kryeministri shfaqet kaq i acaruar në publik me LSI, pas kuintave, në mbledhjet e partisë apo në tavolinat e ngushta të drejtuesve të fushatës, kryeministrin nuk e mbajnë më nervat me LSI-në. Fiksimi për efektin që mund t’i sjellë LSI në humbjen e pushtetit, siç thonë dhe njerëzit afër kryeministrit, i është kthyer në një makth. Në çdo sondazh që porosit dhe çdo udhëzim që u jep për joshjen e njerëzve, ofertat për punësime dhe të tjera metoda jo ligjshme elektorale, çdo gjë e lidhë me LSI.

Njerëz të afërt me kryeministrin tregojnë nën zë dhe me frikë se Edi Rama nuk fle gjumë rehat vetëm nga LSI. Dhe makthi i kryeministrit nuk është pa bazë. Historia e zgjedhjeve në Shqipëri dhe historia personale politike e Edi Ramës ka treguar se pushteti varet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në vitin 2013 ishte LSI-ja dhe koalicioni me Ilir Metën që i dha Edi Ramës fitoren e zgjedhjeve. Pa koalicionin me LSI, Edi Rama mund të ishte harruar sot si personazh politik. Humbja e zgjedhjeve në vitin 2013, pas humbjes së atyre në vitin 2009,  do të ishte dhe vdekja e tij politike. Ndaj dhe kryeministri e di se në 25 prill, fati i tij politik varet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Është partia që i kërcënon direkt elektoratin e PS, pasi historia e LSI dhe identifikimi si forcë e majtë progresisste e bëjnë me të natyrshëm kalimin e një socialisti të radhët e saj. Gjithashtu, është partia që i garanton fitoren dhe pushtetin Partisë Demokratike.

Duhet pranuar se ishte LSI që bëri të mundshme heqjen e vizave dhe futjen e Shqipërisë në NATO. Natyrisht për të qenë objektiv ishte bashkëpunimi dhe bashkëqeverisja me PD, por nëse LSI nuk jepte votat për krijimin e qeverisë nuk kishim viza dhe NATO, edhe sot.

Në këto zgjedhje të 25 prillit flitet për dy Botë; bota e progresit dhe europiane e cila përfaqësohet nga PD dhe LSI si dhe bota tjetër, ajo e oligarkëve, e krimit dhe varfërisë popullore që vjen nga Rilindja.

Pavarësisht entuziazmit falso dhe mburrjeve për mandatin e tretë, sondazhet i thonë tjetër gjë Edi Ramës. Megjithë blerjet e sondazheve mediatike, shantazhe, manipulimet dhe presionet për vota, PS nuk njeh rritje votash.

Përkundrazi! Socialistët nuk do ta votojnë këtë sekt pushtues që u ka marrë partinë peng dhe po majmet për vete, duke mos rritur pensionet, duke bërë që t’ju ikin djemtë e vajzat jashtë shtetit se nuk gjejnë punë apo jetesë normale në Shqipëri, duke krijuar si Rilindje një grup oligarkësh që marrin buxhetin e shtetit apo kur shikon se si një rilindas ka lenë socialistët rrugëve e tani turren ti gënjejnë. Apo duke ofruar edhe euro në kembim të votës.

Edhe vetë PS-ja ka nevojë të kalojë në opozitë, sepse do të pastrohet nga llumi e krimi; pasi të kalojnë në opozitë PS-ja mund të marrë veten sepse ata rilindas që u futën për pasurim do të ikin. Rilindja ngordh në opozitë, ajo jeton vetëm me pushtet, por me pushtetin e njerëzve të thjeshtë socialistë.

Tetë vite qeverisje e kanë kthyer partinë me të madhe në pushtet, në një organizatë ku kanë mbetur vetëm ata që kanë frikë nga ndëshkimi për vjedhjet që kanë bërë ose ata që mbahen peng nga aferat.

Edhe në sondazhet e paguara në mediat afër qeverisë ka një të dhënë që nuk e mohon askush. Bashkimi i votave dhe mandateve mes PD dhe LSI krijon shumicën e fortë qeverisëse që kalon edhe 80 mandatet. Nuk ka rëndësi sa vota ka sot PS, për sa kohë që bashkimi numerik i koalicionit opozitar i jep të drejtën legjitime për krijimin e qeverisë.

Ndaj dhe gjithë bateritë e propagandës qeveritare dhe gjithë skemat e presionit, dhunës, shantazhit të Rilindjes janë drejtuar nga LSI. Sepse kjo forcë politike do të eliminojë politikisht Rilindjen.

Dhe realisht LSI do ta varrosë politikisht Edi Ramën.

Sot për sot LSI-ja nuk është Zoti në tokë, por mbetet shpëtimi. LSI-ja nuk është gjithçka, por mbetet udha e vetme për ndryshim qeverie.

LSI-ja ka nevojë që votuesit ti bashkohen asaj jo si parti, por si SHPETIM për momentin ndaj Rilindjes dhe mafies vendase e ndërkombëtare.

LSI-ja e vdes Edi Ramën!

Mili Xhani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here