Kryetari i PD-së pritet me fishekzjarre nga qindra banorë në Durrës: O Lulzim o hero…

0
249

Kryetari i PD Lulzim Basha, pas një takimi me përfaqësues të komunitetit të të ardhurve në Durrës, është pritur jashtë godinës nga një numër i madh qytetarësh, që hidhnin fishekzjarre dhe nuk e lejuan të largohej pa u folur edhe atyre, nën thirrjet “Basha, Basha” dhe “O Lulzim o hero”.

Basha iu bëri një premtim ndër të tjerave, banorëve që ishin mbledhur dhe ishin kryesisht të ardhur në rrethinat e DurrësitL

“Unë e e di që kriza e këtyre tetë viteve është rënduar, – tha kryetari i PD-së, –  dhe se shteti nuk ka qenë në krahun tuaj, por gjithmonë kundër jush dhe kryeministri në ikje nuk ka parë mundësinë për t’ju ndihmuar.”

Nuk dua të zgjatem, por dua të ndalem në një aspekt…që ka të bëjë me angazhimin tonë për të përfunduar një borxh që kemi ndaj jush, një premtim të pambajtur të Edi Ramës, por borxhi në fakt është yni, se nuk duhet t’ia kishim lënë kurrë atij në dorë, që është mbyllja e procesit të legalizimeve për të gjitha familjet shqiptare”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here