“Shqipëria, Kolumbia e Europës”, Tavo: Ja përse “Rilindja” kërkon një mandat tjetër…

0
134

Drejtuesi i LSI në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka cituar titujt e mediave prestigjioze ndërkombëtare, të cilët e përshkruajnë Shqipërinë si Kolumbi dhe si kryeqytetin europian të kanabisit dhe thotë se ja përse Rilindja e Edi Ramës kërkon një mandat të tretë.

Nga Vangjel Tavo

Ja përse “Rilindja” kërkon një mandat tjetër!
? BBC: Shqipëria kryeqyteti europian i kanabisit.
? The Independent: Shqipëria Kolumbia e Europës.
Fitimi i kanabisit arrin në 4️⃣ miliardë dollarë.
? Deutsche Welle: Shqipëria, parajsa e kanabisit.
Etj, etj….
Banorët e qarkut të Gjirokastrës e dinë më mirë se kushdo se çfarë bëri “Rilindja” me kanabisin, si i bëri presione, dhunoi, mashtroi dhe shantazhoi banorët.
4️⃣ miliardë dollarë (e thotë bota jo opozita) në xhepat e krerëve të “Rilindjes.” Ndaj edhe sot kanë vënë në krye të fushatës figurat policore të lidhura me trafikun dhe hedhin miliona për banderola dhe zyra elektorale ndërkohë banorët e thjeshtë vuajnë për bukën e gojës
PËR BUKËN E GOJËS! Ndërsa këta tallen me varfërinë e duan ta thellojnë atë edhe më shumë duke kërkuar mandat tjetër.
Por familjet e thjeshta nuk gënjehen nga këta trafikantë.
Qarku i Gjirokastrës do dalë nga varfëria me punësim, zhvillim, mbështetje.
Ky është misioni im që do nis ta përmbush që ditën e parë pas fitores së 25 prillit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here