Saturday, June 1, 2024
Home Aktualitet Karapici: Sfida e ekonomisë shqiptare për vitin 2021, si dhe e programit...

Karapici: Sfida e ekonomisë shqiptare për vitin 2021, si dhe e programit të LSI-së, është kapërcimi i krizës së thellë ekonomike dhe sociale!

0
72

Zv/Kryetar i LSI Durrës, Enon Karapici, njëkohësisht ekspert ekonomie, thekson se sfida e ekonomisë shqiptare për këtë viti është kapërcimi i krizës së thellë ekonomike dhe sociale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka renditur disa nga objektivat e kësaj partie për rikthimin e ekonomisë së tregut.

Sipas tij, Durrësi ka nevojë për energji të reja dhe për një vizion të ri për të ardhmen.

Reagimi i plotë:

Sfida e ekonomisë shqiptare për vitin 2021, si dhe e programit të LSI-së, është kapërcimi i krizës së thellë ekonomike dhe sociale. Objektivat tona janë: Rikthimi i ekonomisë në kushtet e tregut dhe konkurrencës së lirë: Krijimi i mundësive për punësim; Tërheqja e investimeve, Transparenca e koncesioneve.

Më konkretisht, programi ekonomik është i orientuar drejt:

Uljes së barrës fiskale dhe kthimi i Shqipërisë në një destinacion tërheqës për bizneset. Vendosja e taksës së sheshtë prej 9%.

Tatim zero për të ardhurat deri në 35 mijë lekë.

Bizneset me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë, do të kategorizohen si biznese të vogla, me TVSH 0% dhe tatim mbi fitim 0%.

Programi i rimbursimit 5% të vlerës së faturës për çdo blerje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Kjo do të rrisë formalizimin e ekonomisë.

Durrësi ka nevojë për energji të reja dhe për një vizion të ri për të ardhmen. Qyteti ynë duhet të hedhë pas krahëve pasojat e tërmetit dhe pandemisë dhe të punojë fort për të rifituar vendin e tij si qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë. Me pozicionin gjeografik, turizmin e bujqësinë, kulturën dhe historinë, por mbi të gjitha me burimet njerëzore të shkëlqyera që disponon, Durrësi i ka të gjitha shanset t’i rikthehet zhvillimi i munguar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here