Basha: Rama i la dy dimra rresht familjet në mëshirën e fatit! Do të bëjë realitet arritjen e një standardi…

0
75

Gjatë takimit me të rinjtë e zonës së Unazës së Re në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar duke akuzuar Ramën për propagandë me procesin e rindërtimit dhe vaksinimit.

Basha premtoi se nën qeverisjen e tij, programi i rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të përshpejtohet: “Rama i la dy dimra rresht familjet në mëshirën e fatit”.

Për vaksinimin, kryedemokrati akuzoi kryeministrin se po bën fushatë me shëndetin e shqiptarëve: “Mungesa e transparencës karakterizon edhe procesin e vaksinimit, të cilin e ka kapur dhe nuk e lëshon, sepse është e vetmja gjë që i ka mbetur. Bashkëpunimi i qeverisë sime me Evropën dhe SHBA-në do të bëjë realitet arritjen e një standardi perëndimor në vaksinimin e popullsisë brenda një kohe rekord”.

Gjithashtu, Basha u takua edhe me banorët që preken nga devijimi i shtratit të Lumit Lana, ku premtoi dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut për çdo familje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here