Breshëri golash, ndalet Milani, fitojnë Napoli, Atalanta dhe Lazio

0
145

E para që zbriti në fushë ishte skuadra e Milanit ku në “San Siro” kishte përballë Sampdorian dhe pavarësisht se në letër ishte favorite u ndal në një barazim zhgënjyes 1-1.

Madje kuqezinjtë mezi barazuan në fund me Hauge pasi miqtë kaluan në avantazh me Quagliarellan në pjesën e dytë dhe vështirësuan situatën me një karton të kuq të Adrien Silva. Në minutat e fundit, në të 87’, Milani gjeti barazimin 1-1 për ta mbyllur në mënyrë zhgënjyese ndeshjen dhe duke iu larguar luftës për titull.

Më vonë në 15:00 ishte radha e Atalantës që mposhti thellësisht 3-2 Udinesen dhe jo pa vështirësi ndërsa Napoli luajti tenis në “Maradona Stadium” me fitoren 4-3 ndaj Crotones.

Nuk e pati të lehtë Lazio që triumfoi me vështirësi 2-1 me një penallti në fund të ndeshjes ndaj Spezias teksa Roma u ndal në barazim 2-2 në transfertën me Sassuolon.

Në sfidat e tjera, u arritën këto rezultate: Benevento-Parma 2-2, Cagliar-Verona 0-2, Genoa-Fiorentina 1-1.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here