Qindra qytetarë në Fier/ Basha: Mbani maskat dhe distancën. Era e ndryshimit po vjen!

0
103

Qindra qytetarë kanë dalë në qyetetin e Fierit, për të pritur kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Duke mos marrë parasysh asnjë nga masat e vendosura nga Komiteti Tekniki Ekspertëve për distancim social, qytetarët janë parë në një turmë të madhe teksa presin Bashën.

Kreu i PD-së teksa u tha që të mbajnë maskat dhe distancë, u shpreh edhe se era e ndryshimit po vjen.

”E dëgjoj në brohoritjet tuaja. Era e ndryshimit po vjen, një ndryshim pozitiv, një clirim shpirtëror që na ka pushtuar këto tetë vite. Ju falenderoj nga zemra, e di që kur era e ndryshimit fryn, se 25 prilli do të jetë një ditë e mirë. Dua t’u lus nga zemra të respektojmë kushtet që ndodhet kjo fushatë, të mbajmë maskën dhe distancat”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here