Pllana: Shqiptarëve, racë inteligjente, nuk i ka hije Harresa, Bajraktarizmi dhe Servilizmi ndaj të huajve!

0
139

Emocionues ka qenë sot, fjalimi i Prof. Dr. Nusret Pllanës, bashkautorit të librit “Never forget! Mos harro kurrë!” për gjenocidin serb mbi shqiptarët në periudhën 1844-1999, mbajtur gjatë promovimit të tij në Tiranë.

Prof. Dr. Pllana argumentoi se gjenocidi serb përfshiu jo mijëra, por miliona shqiptarë dhe nuk kurseu, edhe kritikën e tij ndaj atyre që i konsideroi si “defekte gjentike të shqiptarëve”.

Ai tha: “Na ka mbledhur sot në zemër të Tiranës, gjaku i mijërave dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë, që padrejtësisht u privuan nga jeta nga Serbia fashiste dhe gjenocidale, me qindra e mijëra e miliona shqiptarë të vrarë, se nuk janë qindra e mijëra, por janë janë miliona shqiptarë të vrarë të cilët edhe më tutje nuk kemi munduar t’i identifikojmë, sepse kemi qënë të privuar nga çdo e drejtë elementare njerëzore dhe gjaku i tyre na ka tubuar sot e në veçanti ajo dhimbja që thotë populli “deri në palcë, deri në asht” e më të dashurve tanë, e fëmijëve tanë, e 1432 fëmijëve tanë të vrarë nga periudha 1981-1999, që u ekzekutuan nga policia fashiste serbe me gjakftohtësinë më të madhe vetëm e vetëm se ishin shqiptarë, vetëm se ishin racë e kundërt me ekzekutorin.

Por, barra e përgjegjësisë sonë, sidomos e shtresës intelektuale është edhe më tutje e madhe.

Pse? Sepse ne shqiptarët përkundër shumë të mirave që kemi – racë inteligjente, racë e bukur, racë punëtorë, racë më e vjetër në botë (po dëshmohet dita-ditës, përditë e më shumë nga shkencëtarët më eminetë botërorë që raca më e vjetër në botë është raca pellazgo –dardane, përkatësisht shqiptare) e tillë është edhe gjuha shqipe, gjuha pellazgo-dardane, gjuha shqipe dhe tek jemi të tillë, absolutisht nuk na ka hije edhe më tutje t’i zhvillojmë tri defektet e mëdha që unë më shpesh i quaj zemërplasu, tri defekte gjentike të shqiptarëve.

Cilat janë ato?

Harresa e kujtesës historike, një.

Bajraktarizmi, dy.

Servilizmi ndaj të huajve, tre.

Këto janë të kapshme për ne shqiptarët e shkretë dhe ne pikërisht sot kemi ardhur këtu që ta prekim ndërgjegjen e shqiptarëve në tërësi, edhe të opinionin evropian dhe botëror demokratik në veçanti edhe të atyre që më tutje vazhdojnë t’i bëjnë elozhe dhe lajka Serbisë fashiste, ta përkëdhelin edhe më tutje, me gjithë këto kërdi që ka bërë, këtë gjenocid, gjithë këtë barbari, mizori, që 150 vjet rresht Serbia fashiste mbetet e përkëdhelura e Ballkanit, nga Evropa e ashtuquajtur demokratike, nga Evropa dyfytyrëshe që 200 vjet rresht shqiptarët i trajto të rendit të dytë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here