Edi Rama si një rraqe për t’u hedhur!

0
116
Nga Agron Gjekmarkaj 

Edi Rama i humbet zgjedhjet për meriten e vet të plotë! Ai nuk ka patur asnjë sukses në qeverisje por shumë të tillë në modele! Mund ti rreshtojmë disa. Rama është Kryeministri më i gjatë, më shallvarëgjëri, më ekzibicionisti në gojështhurje , më arroganti, peng i lacave dhe bracave, rrugëhapesi i tyre në parlament e pushtet lokal.Genjeshtar organik, bahçevan i banalitetit , kultivues i servilizmit, rrafshues i parasë publike, lerues i arave kanabike, debues i shqiptarve në emigracion, i dyshimtë vetë si emigrant.I papunë me shume fjalë mbi punën, natës i thotë ditë e diten e bën të padobishme, kapes i drejtësisë i kapur vetë nga të padrejtet, lubrifikant i korrupsionit vetë më mendime të thata, zaptues i hapsires mediatike në të cilen ka plot kamerier lepe peqe. Mit për Elisen, Etilden, Olgerten, Damjanin, Arbenin, Nikon, Beqen e shumë të tjere kulturogë e akademike si këta dhe bashkë me ta i urryeshem për shumicen e shqiptarve !

Edi Rama ka tetë vjet që detyroj popullin të ike, tani do të kthehet Populli dhe do ikë Rama. Si saraj personal e ka bërë Shqiperinë së bashku me sejmenet e tij pa gjini ! Ai vetem premton dhe në çdo rast kuturis një genjeshter!

Tani atë që se ka bërë në tetë vjet na premton se do e bejë në katër ! I janë zëne veshet , i janë lebyrur sytë.Nuk kupton që Shqiperia kerkon debimin e tij por jo, ai kacavirret me thonj, kelthet , uleret bertet! E ka tejkaluar me kohë merzinë, çdo cak të dëmit po ashtu, duke fituar perbuzjen e popullit të tij !

Edi Rama është kurajoz , është kurajoja e atij që ka frikë e atij që njeh vetveten në raport me bemet e pushtetit dhe fatin e mepasëm dhe o burra kerkon e kerkon me kotelet e tij nga pas që mjaullijnë si shpirt i keq!

Edi Rama është i paditur, i palexuar në thelb i pashkollë me aftësi jo të vogla manipulimi!

Edi Rama nuk ka më program, nuk ka më skuader, nuk ka me forcë , është thjeshtë një rraqe e historisë tashmë që po shkon pandalshem në muzeum ose tek kater penxheretë!Në Lezhë po nxjerrim lënden e parë për t’ja bërë sa më te lehtë jetesen e re !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here